Rreth 6,445,100 automjete (me përjashtim të biçikletave të motorizuara) janë regjistruar për përdorim në Zvicër në fund të muajit shtator, shkruan swissinfo.
Kjo është 76,500 automjete ose 1.2% më shumë se në vitin 2022.
Tri të katërtat e të gjitha automjeteve janë makina pasagjerësh, siç njoftoi të enjten Zyra Federale e Statistikave, përcjell albinfo.ch.
Krahasuar me vitin e kaluar, numri është rritur me 39,600 njësi ose 0,8% në rreth 4,760,800 automjete.
Përqindja e makinave thjesht elektrike midis makinave të pasagjerëve u rrit nga 2.3% vitin e kaluar në 3.3% në vitin 2023 dhe ajo e automjeteve hibride nga 6.0% në 7.6%.
Makinat e pasagjerëve me benzinë vazhdojnë të përbëjnë mbi 60% të automjeteve dhe pjesa e makinave me naftë është 26%.