Është publikuar ranglista e freskuar botërore e xhudos, ku Kosova në dy kategori ka numër 1, shkruan albinfo.ch.
Trajneri Driton Kuka ka njoftuar për këtë përmes një postimi në Facebook.
“Sot Ranglista Botërore e Xhudos …
Kosova, në dy kategori numër 1!
Disi 52 kg
Laura 63 kg
Kaq prej xhudos për sonte!
Laura për herë të parë mban numrin 1 në Ranglistën Botërore”, shkruan ai.
Suksesi madhështor i Distria Krasniqit po vazhdon, ndërsa suksese të mëdha ka arritur edhe Laura Fazliu.