Një alarm për raketa të nisura nga Hamasi, por fatmirësisht të shkatërruar nga “Iron Dome”, ka rënë në aeroportin e Tel Avivit pak para nisjes prej andej të avionit me kancelarin gjerman Olaf Scholz në bord.
Shefi i Bundestagut u detyrua të braktiste avionin dhe të evakuohej me shpejtësi nga autoritetet izraelite pas alarmin, ndërsa në fotot e postuara në platformën X, shihen të shtrirë në pistë anëtarët e stafit të tij.
Siç raporton Welt, në mision ka pasur edhe gazetarë të cilët janë detyruar të shtrihen në pistë.
Dy raketa të Hamasit që synonin aeroportin u neutralizuan mbi pistë nga sistemi mbrojtës i Izraelit.
Sipas raportit të gazetës gjermane, kancelari vrapoi drejt një kontejneri aty pranë dhe prej andej drejt strehës, ndërsa pas disa minutash, pasagjerët arritën të hipnin sërish në avion.
VIDEO:
https://x.com/sara__si/status/1714363378708148588?s=20