Një aksion i ri i vaksinimit kundër Covid-it fillon javën e ardhshme në kantonet Gjenevë, Vaud dhe Valais.
Por jo të gjithëve u kërkohet të vaksinohen. Është vetëm për ata që konsiderohen në rrezik, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Qeveria zvicerane thotë se fushata e re është vetëm për ata mbi 65 vjeç ose me sëmundje kronike.
Të tjerët mund të marrin një vaksinë përforcuese nëse dëshirojnë – por do të kushtojë 64 CHF, të cilat nuk do të mbulohen nga sigurimi.
Vaksinat këtë sezon janë të ndryshme – ato janë veçanërisht të synuara ndaj llojit të fundit të Covid.