Skuadra shqiptare Kosova e Cyrihut në ndeshjen e fundit ka barazuar pa gola ndaj SC YF Juventus.
Ndërkohë, një javë më parë, skuadra shqiptare ka pësuar nga FC Tuggen me rezultat 2:1, shkruan albinfo.ch.
Golin e vetëm e kishte shënuar Jeton Dushi në minutën e 41-të.
FC Kosova ndodhet aktualisht në vendin e dhjetë në tabelë dhe në ndeshjen e ardhshme do të jetë mysafir i FC Mendrisio në Zvicrën Jugore.
