Një dokumentar që flet për historinë e Shqipërisë që nga shpallja e pavarësisë më 1912, përballja me diktaturën dhe rindërtimi i Tiranës, është shfaqur para liderëve të Bashkimit Evropian me narracion të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
“Mirë se erdhët në Evropën e Re të Ballkanit“, përfundon Rama, duke u uruar mirëserdhje përfaqësuesve të shteteve të BE-së.
“Pas kësaj propagande të lehtë, mund të nisimi diskutimet”, u shpreh në fund kryeministri i Shqipërisë.
Për herë të parë Samiti i Procesit të Berlinit mbahet jashtë kufijve të Bashkimit Evropian.