Ministria e Jashtme Federale Gjermane kërkoi të dielën nga qytetarët që të mos udhëtojnë në Izrael, territoret palestineze dhe Liban në mes të konfliktit Hamas-Gaza.
Ministria u bëri thirrje udhëtarëve që të përmbahen nga shkuarja në ato vende dhe zona për momentin, duke përmendur rreziqet e sigurisë.
Qytetarët gjermanë në ato vende duhet të regjistrohen në listën e parandalimit të krizave ELEFAND, ku mund të informohen për mundësitë e nisjes, shkruan DW.