Sonte ju pret një mbrëmje Fanko-Kosovare në Kino Armata. “Bota jonë”, filmi i parë i bashkëprodhuar nga Kosova dha Franca falë marrëveshjes së nënshkruar në Festivalin e Filmit të Kanës më 2022, do të shfaqet sonte në kuadër të Festivalit të Filmit Frankofon, shkruan albinfo.ch.
Duke filluar nga ora 19:00, mund të ndiqni filmin e regjisores Luana Bajrami, i realizuar me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës.