Komuna e Malishevës ka njoftuar se rreth 30 persona janë helmuar në Malishevë nga ushqimi.
“Dyshohet se mbi 30 persona janë helmuar nga ushqimi, por situata është menaxhuar mirë nga ana e personelit shëndetësor në Malishevë dhe organeve përgjegjëse komunale e organeve të tjera përgjegjëse si AUV dhe policisë”, njofton komuna.
Sipas drejtorit për shëndetësi, Hajdin Berisha, situata është menaxhuar me sukses dhe situata është në kontroll të plotë.
Disa nga të infektuarit janë udhëzuar për QKUK në Prishtinë dhe në spitalin e Prizrenit, përcjell albinfo.ch.