Pavarësisht se autoritetet ndaluan një demonstratë pro-palestineze në qendër të Vjenës për shkak të frikës së përleshjeve të dhunshme, qindra njerëz u mblodhën gjithsesi të mërkurën mbrëma, përcjell albinfo.at.
Demonstruesit brohoritën nga “Palestina e lirë” në “Vdekje Izraelit”, me policinë e Vjenës që fillimisht e kishte ndaluar demonstrimin pasi u reklamua në internet duke përdorur kodet e Hamasit.
Policia u kërkoi protestuesve të largoheshin disa herë nga Stephansplatz, pa rezultat.
Komuniteti lokal izraelit i Vjenës organizoi gjithashtu një vigjilje të mërkurën në mbrëmje për t’u lutur për viktimat izraelite.
Pavarësisht ndalimit të tubimeve në Stephansplatz, njerëzit u mblodhën atje. Duke qenë se ky është një takim i paralajmëruar gabimisht, shpërbërja do t’u njoftohet pjesëmarrësve përmes altoparlantit.
Trotzt der Untersagung der Versammlung am Stephansplatz, haben sich dort Menschen versammelt. Da es sich um eine nicht ordnungsgemäß angezeigte Versammlung handelt, wird den Teilnehmer*innen die Auflösung via Lautsprecher bekannt gegeben. #w1110
— POLIZEI WIEN (@LPDWien) October 11, 2023