Pas sulmeve nga grupi terrorist i Hamasit në drejtim të Izraelit, kombëtarja e futbollit të këtij shteti ka shtyrë të gjitha ndeshjet e planifikuara për kualifikimet në EURO 2024.
Siç shkruajnë mediat izraelite, kombëtarja e Izraelit nuk do të luajë më ndeshje këtë muaj pas sulmeve të së shtunës në mëngjes dhe se Presidenti i Federatës së Futbollit të Izraelit, Moshe Zuares, foli me UEFA-n dhe rishikoi programin e EURO 2024, shkruan Klan Kosova.
Zyrtarisht është shtyrë ndeshja mes Izraelit dhe Zvicrës që pritet të zhvillohet më 15 nëntor, përcjell albinfo.ch.