Para disa ditëve në Kosovë ka arritur kontingjenti prej 200 ushtarëve britanikë, ardhje si përforcim i KFOR-it, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.
Pamjet nga ardhja e ushtarëve janë shpërndarë nga Shtabi Suprem i Fuqive Aleate në Evropë përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, përcjell albinfo.ch.
“200 ushtarë të Ushtrisë britanike po mbërrijnë në Kosovë për të përforcuar misionin paqeruajtës të NATO-s (KFOR). Dislokimi vjen pas sulmit të dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator“, thuhet në njoftim.
Two hundred British Army 🇬🇧 soldiers are arriving in Kosovo to reinforce NATO’s Kosovo Force (KFOR) peacekeeping mission.
The deployment comes after the violent attack on Kosovo Police on 24 September.#WeAreNATO pic.twitter.com/ajluUbyrOT— SHAPE_NATO Allied Command Operations (@SHAPE_NATO) October 9, 2023