Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka paralajmëruar se ka thirrur takim urgjent me ministrat e Jashtëm të BE-së.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ai ka thënë se takimin do ta thërrasë nesër, teksa pritet të diskutohet për situatën në Izrael dhe rajon, shkruan albinfo.ch.
“Unë do të thërras nesër një takim urgjent të ministrave të jashtëm të BE-së për të trajtuar situatën në Izrael dhe në rajon”, ka thënë ai.
I am convening tomorrow an emergency meeting of EU Foreign Ministers to address the situation in #Israel and in the region.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) October 9, 2023