Pas situatës së krijuar pas sulmeve dhe shpalljes së gjendjes së luftës, Ministria e Sportit e Izraelit ka njoftuar se të gjitha garat sportive në vend janë anuluar deri në një njoftim tjetër.
Në kuadër të masave të pezullimit gjithashtu u ndalohet çdo ekipi apo delegacion izraelit të shkojë jashtë vendit.
Largimi u lejohet vetëm lojtarëve të huaj, të cilëve u është ofruar evakuimi në Greqi.
Për momentin, për shkak të këtij vendimi të autoriteteve izraelite, vetëm Euroliga e basketbollit, Eurocup dhe FIBA Champions League do të hiqen nga garat evropiane.