Njëra nga skuadrat më të suksesshme shqiptare në Zvicër pa dyshim se është Kosova e Gjenevës, shkruan albinfo.ch.
Kosova e Gjenevës së fundmi ka shënuar fitore me rezultat 5-1 ndaj ekipit FC Aïre-le-Lignon.
Postimi i plotë;
Një tjetër fitore e mrekullueshme në shtëpi për ekipin tonë të parë!
Këtë të diel, mposhtëm FC Aïre-le-Lignon me një rezultat përfundimtar prej 5-1.
Një paraqitje jashtëzakonisht ekipit tonë, që tregon vendosmërinë tonë dhe talentin në fushë. Urime për të gjithë lojtarët dhe stafin!
Një falënderim i madh të gjithë mbështetësve tanë që na kanë përkrahur gjatë gjithë ndeshjes, prania juaj është motivimi ynë.
