Rreshteri i Policisë së Kosovës, Anton Cena, ka fituar tri medalje në Spanjë në disiplina të ndryshme në sporte luftarake.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, ku është bërë e ditur se Cena ka marrë për të katërtën herë titullin e kampionit evropian, derisa fitoi dy medalje të arta dhe një të argjendtë.
“Në Torrevieja të Spanjës sot kanë përfunduar garat në disiplinat e sporteve luftarake në lojërat e 11-të për Policë, Doganierë dhe Zjarrfikës. Rreshteri policor nga Policia e Republikës së Kosovës Anton CENA në fund të garës për të katërtën herë ka marr titullin Kampion Evropian”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton Albinfo.ch.
Rreshteri CENA pos disciplinës në xhudo arriti që të bëhet i pari edhe në Brazilien Ju-Jitsu (BJJ) me judogi (rroba të xhudos) dhe një disiplinë tjetër, thuhet në njoftim.
Ditën e mërkurë, rreshteri Cena do të garojë në disiplinën e notit në 200 metra në ujë të hapur, ndërsa Policia e Kosovës i ka uruar kampionit sukseset e radhës./Albinfo.ch/