Grupi militant kurd “Partia e Punëtorëve të Kurdistanit”, ka marrë përgjegjësinë për sulmin e mëngjesit të sotëm në Ankara, ku dy sulmues shpërthyen një bombë përpara ndërtesave të qeverisë turke, duke lënë dy të vdekur dhe dy policë të plagosur.
“ANF News”, kanal i afërt me grupin militant duke cituar një deklaratë të “PKK”, ka thënë se një grup i quajtur “Batalioni i Pavdekshëm” kishte kryer sulmin, shkruajnë mediat turke, përcjell albinfo.ch.
PKK është cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.