Një javë pas sulmit terrorist në veri ka shkruar kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Ai ripërsëriti se këto sulme ishin të orkestruara nga Serbia.
“Ka kaluar një javë nga sulmet tragjike terroriste të orkestruara nga Serbia. Gjatë 7 ditëve të fundit kemi qenë dëshmitarë të dhunës, kërcënimeve dhe glorifikimit të akteve të tilla. Gjatë kësaj kohe, ne vlerësojmë thellësisht mbështetjen e aleatëve tanë në luftën tonë kolektive për demokraci”, ka shkruar Kurti.