Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri ka kontribuar në mposhtjen e New York Red Bulls nga Chicago Fire.
Shaqiri ka asistuar te goli i fitores për Georgios Koutsias, i cili shënoi në minutën e 64-t.
Me këtë rast, Chicago Fire e fitoi këtë përballje me rezultat 0:1.
Për Shaqirin, ky ishte asistimi i tij i pestë në MLS, krahas tre golave që ka shënuar këtë sezon, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe, me 37 pikë të grumbulluara, Chicago Fire është në pozitën e 11-të në tabelën e Konferencës Lindore.