Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shmangur mbylljen federale, pasi Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati u pajtuan për një marrëveshje financimi, ndonëse afatshkurtër.
Projektligji e mban të financuar Qeverinë deri më 17 nëntor u miratua në Senat me 88 vota pro dhe nëntë kundër.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden e ka nënshkruar projektligjin pak para se të skadonte afati në mesnatë.
Në njoftimin nga Shtëpia e Bardhë, presidenti Biden është shprehur se ky është lajm i mirë për popullin amerikan, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe, mbyllja do të sjellte pushimin pa pagesë për mijëra punonjës federalë dhe do t’i pezullonte shërbimet qeveritare.