Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka përsëritur sot thirrjen e ndërkombëtarëve që Serbia t’i largojë forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, nga kjo ministri thuhet se reduktimi i trupave serbe nga kufiri me Kosovën duhet të bëhet pa vonesa, përcjell albinfo.ch.
“Përshkallëzimi i mëtejmë në mes të Serbisë dhe Kosovës duhet të shmanget. Është e rëndësishme që Serbia t’i reduktojë trupat nga kufiri me Kosovën, pa vonesa. Së bashku me partnerët tanë, jemi në kontakt të drejtpërdrejt me palët e përfshira. Procesi politik duhet të vazhdojë urgjentisht”, thuhet në postim.
Further escalation between #Serbia & #Kosovo must be avoided. It is important that Serbia reduces its troops at the border to Kosovo without delay. Together with our partners, we are in direct contact with the parties involved. The political process needs to continue urgently.
— GermanForeignOffice (@GermanyDiplo) September 30, 2023