Në Ambasadën e Kosovës në Bernë dhe në konsulatat në Gjenevë dhe Cyrih, sot janë bërë homazhe dhe janë ndezur qirinjë në nderim të policit, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës, në sulmin e të dielës në Banjskë të Zveçanit.
Me këtë rast, u dënuan aktet e tilla kriminale dhe terroriste të organizuara dhe përgatitura nga Serbia për destabilizimin e Kosovës dhe të rajonit, përcjell albinfo.ch.




“Njëherit, bashkatdhetarët tanë i dhanë mbështetje Qeverisë dhe të gjitha organeve tjera të sigurisë për intervenimin e shpejtë dhe profesional për shpartallimin e këti grupi të armatosur me armë ushtarake dhe të përgatitur për akte të tilla terroriste kundër Kosovës së pavarur dhe sovrane!”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Më shumë fotografi:
Në Zvicër ndizen qirinjë në nderim të Afrim Bunjakut