Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka hedhur disa ide pas akteve terroriste në veri të Kosovës.
Mes tjerash ai ka deklaruar se KFOR-i duhet ta marrë nën kontroll atë pjesë.
“KFOR duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës. Çdo hezitim apo vonesë, vështirëson të nesërmen”, deklaroi Rama, transmeton albinfo.ch.
Ai ka folur edhe për asociacionin.
“Drafti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe brenda kornizës kushtetuese të Kosovës, një orë e më parë në tryezë”, u shpreh kryeministri shqiptar.
Sipas Ramës, më shumë se kurrë më parë nevojitet një format i ri i dialogut të normalizimit, me bisedime të pandërprera, në një konferencë të nivelit më të lartë ndërkombëtar.