Qeveria e Kosovës ndau 50 mijë euro në mbështetje të familjes së heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili ka rënë në detyrë në sulmin e 24 shtatorit, përcjell albinfo.ch.
Propozimi u bë nga ministri i Finacnave, Hekuran Murati.
“Ne si shtet do të jemi pranë familjes që na dha një hero, një dëshmor”, tha ndër tjerash ministri i Financave, Hekuran Murati.
Kurti për ngjarjen e 24 shtatorit: Është suksesi më i madh i policisë që nga shpallja e pavarësisë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë foli për sulmin e së dielës, ku një grup i armatosur serb sulmuan policinë e Kosovës, duke vrarë kështu policin Afrim Bunjaku, derisa policia e Kosovës vrau tre nga terroristët. Qeveria e Kosovës e nisi mbledhjen me një minutë heshtje.
Kurti tha se ky është suksesi më i madh i Policisë së Kosovës që nga shpallja e Pavarësisë. Ai shprehu falënderim për Policinë e Kosovës.