Ambasadorja e Zvicrës në Shqioëri, Ruth Huber ka qëndruar sot në Mirditë.
Atje u prit nga kryetari i Bashkisë Albert Mëlyshi dhe kreu i Këshillit Bashkiak Aleksandër Picaku.
Kjo vizitë u vlerësua si gjë e mirë ku u pa diversiteti dhe pluralizëmi me anëtarë nga 13 parti të ndryshme.
“Mbështetja jonë ka parë rezultate të mira në këtë bashki, përfshirë:Dokumentim dhe procese krejtësisht të përmirësuara të buxhetit; Transparencë më e madhe përmes transmetimeve drejtpërdrejt të takimeve të Këshillit: Përmirësime pas tërmetit në ofertën turistike”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Zvicrës.