Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është takuar me studentët shqiptarë në Universitetin Columbia në New York.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” ajo ka premtuar mbështetje për ta, duke thënë se janë shtylla e së ardhmes, përcjell albinfo.ch.
Ajo u shpreh se ka kaluar kohë frymëzuese gjatë këtij takimi.
“Pasdite frymëzuese me studentët brilantë të shoqërisë shqiptare në Columbia. Studentët tanë janë shtylla kurrizore e së ardhmes sonë. Ne do të vazhdojmë të sigurojmë që secili prej tyre të ketë mundësinë të shkëlqejë dhe të dhurojë. Sepse kur mendjet tona të reja lulëzojnë, Kosova lulëzon”, ka shkruar ajo.
Inspiring afternoon with the brilliant students of the Albanian @Columbia society.
Our students are the backbone of our future. We'll continue to ensure that every single one of them has the opportunity to shine & give back.
Because when our young minds thrive, Kosovo thrives. pic.twitter.com/5RKBDpLJAz
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 23, 2023