Presidetja e Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në ceremoninë e organizuar nga presidenti amerikan, Joe Biden, në New York, shkruan albinfo.ch.
Ajo u takua me shumë liderë botërorë, përfshirë edhe presidentin amerikan, Joe Biden, e po ashtu edhe me presidentin e dikurshëm, Clinton.
Ajo së fundmi ka publikuar disa fotografi, ku shihet krahë për krahë me presidentin amerikan, Joe Biden.
Osmani tha se në emër të popullit të Kosovës i shprehu mirënjohje dhe për partneritetin e palëkundur, si aleanca e lirisë dhe aleanca e përjetshme. /Albinfo.ch