Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka mbledhur të martën liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në një takim në kuadër të Asamblesë së OKB-së.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shkruan se ka theksuar se dhënia e statutit të vendit kandidat për Kosovën është interes strategjik.
“Integrimi euroatlantik vazhdon të jetë rruga e vetme për të siguruar paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon dhe përtej tij. Në takimin e sotëm të organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në New York, ritheksova se dhënia e statusit të vendit kandidat për Kosovën është interes strategjik”, ka shkruar ajo, përcjell albinfo.ch.