15 pjesëtare të Policisë së Kosovës po marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Grave në Polici, “IWPC2023”. Në qytetin Auckland të Zelandës së Re, ku po qëndrojnë ato, kanë parakaluar edhe në Paradën e Kombeve, përcjell albinfo.ch.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Ambasada e Kosovës në Zelandë të Re ka ndarë disa fotografi nga kjo ngjarje, e cila u përc0ll me krenari sa i përket përparimit të Policisë së Kosovës.
“Pesëmbëdhjetë police të Kosovës nga e gjithë Kosova marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Grave në Policinë #IWPC2023. Parada e Kombeve të mëngjesit të sotëm na bëri krenarë për përparimin e Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Today in Auckland 🇳🇿
Fifteen Kosovo 🇽🇰 Police officers from all over Kosovo participate in the International Women in Policing Conference #IWPC2023. This morning's Parade of Nations made us proud of the progress of the Kosovo Police.
🇽🇰in🇳🇿 pic.twitter.com/02SdXrRAU2
— Kosovo in Australia (@KosovoinAUS) September 17, 2023