Ndeshja mes Rumanisë edhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet “Euro 2024”, është ndërprerë. Gjyqtari kryesor i ndeshjes e ka marrë këtë vendim, pasi disa tifozë rumun kanë ndezur mjete piroteknike dhe kanë shfaqur mesazhe kundër shtetit të Kosovës.
Që nga fillimi i ndeshjes, rumunët dëgjoheshin duke brohoritur “Serbia, Serbia” teksa pas portës së ekipit të Kosovës, u shfaq pano “Kosova është Serbi”, shkruan albinfo.ch.
Gjyqtari dhe futbollistët rumun kanë biseduar me tifozët, të cilët nuk e kanë larguar mesazhin nga tribunat.