Gjatë ditës së sotme në Shkup po zhvillohet Procesi Bërdo-Brioni, ku është pjesëmarrëse edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka falënderuar presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, dhe presidentët e Sllovenisë, Natasha Pirc-Musar dhe të Kroacisë, Zoran Millanoviq, për mirëseardhjen e tyre, ndërsa tha se Kosova ka rol aktiv në formësimin e së ardhmes së rajonit. shkruan albinfo.ch.
“Falënderoj Presidentët Pendarovski, Musar dhe Milanoviq për mirëseardhjen e tyre në fillim të takimit të liderëve të procesit Bërdo-Brione. Kosova ka rol aktiv në formësimin e së ardhmes së rajonit dhe kontribut përmbajtjesor për rrugën e përbashkët euro-atlantike”, ka deklaruar Osmani.