Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë ka njoftuar sot se janë procesuar pagesat për 130 mijë aplikues për subvencionim për blerjen e librave shkollorë. Sipas njoftimit në platformën “eKosova” janë pranuar 178 mijë aplikime, nga të cilat rreth 105 mijë për klasat I-V për tekste shkollore dhe materiale shkollore dhe 73 mijë […]
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë ka njoftuar sot se janë procesuar pagesat për 130 mijë aplikues për subvencionim për blerjen e librave shkollorë.
Sipas njoftimit në platformën “eKosova” janë pranuar 178 mijë aplikime, nga të cilat rreth 105 mijë për klasat I-V për tekste shkollore dhe materiale shkollore dhe 73 mijë aplikime nga prindërit e klasave prej VI-IX, që kanë aplikuar për mbështetje për materiale shkollore. Aplikimet mund të bëhen deri në fund të muajit shtator.
“Nga MAShTI janë procesuar për pagesë pas verifikimit 130,000 aplikantë dhe në fillim të javës së ardhshme do të procedohet pjesa tjetër. Kjo procedurë po vazhdon dhe të gjithë aplikantëve do t’u transferohen mjetet. Jemi në koordinim edhe me institucionet relevante që transferimi të bëhet në intervale sa më të shpejta kohore”, thuhet në njoftim.
Në njoftim ndër të tjera u tha se “procesi i furnizimit me tekste shkollore me këtë praktikë është shumë më i shpejtë sesa me praktikat e aplikuara në vitet e mëhershme”.