Aktivistët e klimës kanë zhvilluar protestë në Gjermani, teksa u sulmuan pasi bllokuan rrugët. “Letzte Generation” përmes një video të publikuar në rrjetin social “Twitter” treguan momentin e sulmit fizik ndaj anëtarëve të tyre.
Ata bllokuan trafikun në shenjë proteste në rrugën afër Mannheimit, teksa bllokada shkaktoi kolonë të madhe dhe një shofer ka dalë nga vetura e tij dhe ka goditur aktivistët.
Bei einem Protestmarsch gestern Abend in Mannheim wurden Unterstützer:innen der Letzten Generation von einem Autofahrer getreten und ins Gesicht geschlagen👇 pic.twitter.com/NpU2AInAgG
— Letzte Generation (@AufstandLastGen) September 7, 2023