Presidenti Ademi e falënderoi homologun e tij për mbështetjen që kjo federatë dhe shteti zviceran i ka dhënë Kosovës në të gjitha aspektet.
Ademi ka thënë se lidhjet ndërmjet dy vendeve janë shumë të fuqishme falë edhe bashkatdhetarëve tanë që jetojnë dhe japin kontributin e tyre në Zvicër, por edhe që vazhdimisht kanë përkrahur zhvillimin e Kosovës.
E ndër ata që kanë kontribuuar për promovimin sa më të mirë të shtetit zviceran ka theksuar presidenti Ademi, pa dyshim janë edhe futbollistët me origjinë nga Kosova.
“Ylli i ditës sot në Zvicër ka qenë presidenti juaj, Agim Ademi”, tha Blanc, teksa bëri edhe një dhuratë të veçantë për kreun e FFK-së. Në fund të dy presidentët e uruan njëri – tjetrin për lojë sa më të mirë në ndeshjen e nesërme dhe spektakël futbolli.