Elon Musk është kritikuar nga këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak, se ka lejuar indirekt forcat ruse të sulmojnë qytetet ukrainase, pasi u zbulua se komunikimi i tij satelitor “Starlink” ndërhyri në një operacion me dron.
Sipas librit, Musk dyshohet se urdhëroi inxhinierët e Starlink të fiknin komunikimet, pasi kishte frikë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do t’i përgjigjej me armë bërthamore një sulmi ukrainas në Krime, përcjell albinfo.ch.
“Unë mendoj se nëse sulmet ukrainase do të kishin arritur të fundosnin flotën ruse, do të kishte qenë si një mini Pearl Harbor dhe do të çonte në një përshkallëzim të madh. Ne nuk donim të ishim pjesë e kësaj”, kishte thënë Musk.
Ndryshe, shërbimi i Starlink, SpaceX, është përdorur nga trupat ukrainase në disa përpjekje, përfshirë komunikimet në fushëbetejë.