Trajneri i kuqezinjëve Sylvinho ka vendosur për formacionin e Shqipërisë në ndeshjen ndaj Çekisë, e cila luhet sonte në Pragë.
Nga minuta e parë debutimin e nis Taulant Seferi në krahun e majtë të sulmit, duke ulur në stol Myrto Uzunin. Ndërkohë, një fanellë titullari i është besuar edhe Mario Mitajt, teksa në stol është Ivan Balliu.