Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka vizituar sot ushtrinë e Ukrainës për të vlerësuar kundërofensivën e vendit ndaj Rusisë duke bërë me dije se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë përkrahjen ushtarake.
Ai ka vëzhguar edhe punën e ekipeve të çminimit në rajonin e Kievit, teksa ka konfirmuar se SHBA-ja do të ofrojë 90 milionë dollarë asistencë për çminimin në Ukrainë, shkruan VOA, përcjell albinfo.ch.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se do të dërgojnë armatim për Ukrainën si pjesë e pakos së re ushtarake në vlerë prej 1 miliard dollarëve.