Mërgimtarët e shumtë kanë marrë rrugën për në vendet e tyre të punës në shtetet evropiane. Për të dalë nga Kosova, sot nuk ka pritje të gjata, shkruan albinfo.ch.
Referuar raportit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në mëngjesin e sotëm janë të shkurtra. Në Merdar duhet të prisni deri në 5-10 minuta, ndërsa në pikën Dheu i Bardhë dhe pikat e tjera, nuk ka pritje.
