Google ka publikuar të dhëna për rritjen e vizitave në shtete dhe qytete të ndryshme në nivel global.
Në postimin, të cilin e ka shpërndarë kryeministri shqiptar, Edi Rama, Shqipëria është i treti shtet që ka përjetuar rritje të vizitorëve për 25%. Ndërkaq, Tirana është qyteti i dytë pas Antalisë në Turqi që ka pësuar këtë ndryshim pozitiv, përcjell albinfo.ch.
“Edhe sipas të dhënave nga vetë Google, Shqipëria renditet e treta sa u takon destinacioneve me rritjen më të madhe të këtij sezoni turistik, ndërsa Tirana e dyta që lë pas plot prej qyteteve të stërkonfirmuara prej dekadash në turizëm”, ka shkruar Rama.