Berlini zyrtar ka kërkuar hapa shtesë nga institucionet e Kosovës në shtensionimin e situatës në veri, para heqjes së masave të vendosura ndaj Kosovës.
Përmes një përgjigjeje me shkrim, në Ambasadën gjermane kanë thënë për Kohën se mirëpresim hapat e deritashëm të Qeverisë, por që nuk janë të mjaftueshëm.
“Ambasada gjermane mirëpret masat e para të iniciuara nga Qeveria e Kosovës si pjesë e procesit të shtensionimit dhe u kërkon autoriteteve ta ruajnë këtë moment pozitiv. Megjithatë, nevojiten veprime shtesë, siç përshkruhen në deklaratën e 3 qershorit për të siguruar përparimin e qetë të procesit”, tha Ambasada e Gjermanisë, transmeton albinfo.ch.
Shteti gjerman nga Kosova pret të veprojë në mënyrë joshkallëzuese; t’i pezullojë menjëherë operacionet policore afër ndërtesave komunale; kryetarët e komunave t’i kryejnë përkohësisht detyrat në objekte alternative; si dhe të shpallen sa më shpejt zgjedhjet e parakohshme.
Derisa nuk ka zbatim të deklaratës, sipas Gjermanisë, s’ka as heqje të masave sanksionuese.