Skip to content

Kosovarët këtë vit shpenzuan më pak për udhëtime

Mbi 141 milionë euro kanë shpenzuar kosovarët për udhëtime gjatë qershorit të këtij viti. Kjo shifër paraqet një rënie prej 7% më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, nga këto harxhime 90% janë nga diaspora, që nënkupton 126.6 milionë euro. Shpenzimet e udhëtimit […]

Mbi 141 milionë euro kanë shpenzuar kosovarët për udhëtime gjatë qershorit të këtij viti. Kjo shifër paraqet një rënie prej 7% më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, nga këto harxhime 90% janë nga diaspora, që nënkupton 126.6 milionë euro.

Shpenzimet e udhëtimit të kosovarëve jashtë vendit, gjatë muajit qershor kanë arritur vlerën e 58.9 milionë eurove që paraqet rritje prej 18% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022. Bëhet e ditur se rreth 46% janë shpenzimet në Shqipëri.