Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi dhe Shkolla Shqipe Ostermundigen ju ftojnë të bëheni pjesë e festës së Qytezës së Ostermundigen, ku në orën 19:15 do të shpaloset programi i përgatitur, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa gjatë tërë ditës së shtunë ju keni mundësinë të shijoni ushqimet dhe pijet tradicionale shqiptare dhe të informoheni e të anëtarësoheni te tenda informuese e SHKSH Bashkimit dhe Shkollës Shqipe në Ostermundigen.
Programi; Bashkimi-bern.ch & shkolla shqipe.
Argëtimi: Xhemailin Murtishi, Sead Rexhepi, Agron Islami, Teki Zulfia, Amir Asani, Alen Aliu dhe Ibish Shala.


