I dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka deklaruar se përkrah rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa u shpreh se Britania është në bisedë të vazhdueshme me të dyja palët në lidhje me dialogun.
Ndër të tjera, ai ka bërë thirrje për mbajtje të zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
“U bëjmë thirrje të dyja palëve që të depërshkallëzojnë situatën, të kthehen serbët e Kosovës në institucione që të ketë ekuilibër dhe drejtësi në polici. Të kthehen sa më shpejt në aktivitetin normal të policisë dhe të mundësohet që demokracia të zërë rrënjë realisht në nivel lokal, me çka nënkuptoj zgjedhjet lokale. Ne presim përgjigjen më të madhe të mundshme dhe që të gjitha partitë të marrin pjesë në ato zgjedhje lokale”, u shpreh ai.