Dua Lipa edhe një herë tjetër e ka ngritur lart emrin e Shqipërisë, kësaj radhe në një nga revistat më prestigjioze të botës së modës Vogue, përcjell albinfo.ch.
Superstari i skenave botërore në rrëfimin e saj për prestigjiozen franceze, shoqëruar me një set fotografik të guximshëm dhe pazakontë, ndër të tjera, nuk ka ngurruar të flasë edhe për udhëtimet e saj nëpër botë.
Kështu në renditjen e vendeve më të bukura për t’u vizituar në botë, Dua në krye të listës ka vendosur Shqipërinë. Dua e dashuron një pushim në shtëpinë e saj, shkruan Vogue, ku nuk lë pa përmendur origjinën e këngëtares.