Tashmë Federata e Futbollit e Zvicrës ka publikuar programin për ndeshjen me Kosovën, përcjell albinfo.ch.
Ndeshja Kosovë – Zvicër zhvillohet më 9 shtator, nga ora 20:45, në “Fadil Vokrri”.
Përfaqësuesja zvicerane grumbullohet të hënën, më 4 shtator, në Saillon të Zvicrës.
Arsyeja pse Zvicra mund të mos zhvillojë stërvitje në Prishtinë është se deri deri të premten, më 8 shtator, stërvitjet do të zhvillohen në Zvicër.
Në ditën para ndeshjes, Zvicra stërvitet në qytetin Riddes, ndërsa udhëtimin për në Prishtinë e bën nga Sioni, pasdite. Në “Fadil Vokrri” do të mbahet vetëm konferenca për shtyp e përzgjedhësit Murat Yakin dhe e një lojtari.
Ndërkohë nuk është planifikuar ndonjë stërvitje në “Fadil Vokrri”.