Kitaristi 18-vjeçar nga Mitrovica ka bërë hapjen e koncertit të së shtunës mbrëma në Vjenë.
Diar Aliu, kitaristi i jashtëzakonshëm tregoi aftësitë e tij në hapjen e Forum Gitarre Wien.
Ai studion po ashtu në Austri, saktësisht në Universitetin e Arteve në Graz, shkruan Kosovapress.
18-vjeçari nga Mitrovica është fitues i 17 çmimeve.
Në 2022 zuri vendin e parë në festivalin ndërkombëtar “Forrum Gitarre Wien 2022”, një festival i kitarës klasike ndër më prestigjozët në Evropë.
“Ai përfaqëson potencialin e jashtëzakonshëm të të rinjve kosovarë”, thuhet në një postim të Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit të Kosovës, përcjell albinfo.ch.