Presidentja e Kosovës, Vjosa Omani, do të bëjë vizitë dyditore në Shqipëri.
Top Channel shkruan se Osmani është ftuar nga homologu i saj, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili do ta presë atë në Tiranë.
Vizita do të zhvillohet në datat 4 dhe 5 shtator 2023.
Ende nuk është bërë e ditur arsyeja e vizitës dhe gjithashtu detajet e agjendës nuk janë publikuar ende, përcjell albinfo.ch.