Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka treguar kohën e arrestimit në platformën e mediave sociale Truth Social teksa përgatitej të udhëtonte në Gjeorgji për t’u dorëzuar në burgun e Qarkut Fulton.
Trump tha se “koha e tij e arrestimit” do të jetë këtë mbrëmje.
Trump akuzohet si pjesë e një komploti të gjerë për të përmbysur humbjen e tij elektorale në Gjeorgji. Ish-presidenti përballet me 91 akuza për katër çështje të veçanta penale./ CNN