Skip to content

Anulohen 47 fluturime në katër aeroportet kryesore të Moskës

Kjo pas sulmeve me dronë nga Ukraina

Gati 50 fluturime të aeroplanëve janë anuluar brenda dhe jashtë kryeqytetit, në rajonin e Moskës, teksa Rusia thotë se ka penguar sulmet e dy dronëve ukrainas në këtë rajon.

Autoriteti rus i aviacionit Rosaviatsiya ka njoftuar se arritjet dhe nisjet nga katër aeroportet kryesore të Moskës – Vnukovo, Domodedovo, Sheremetyevo dhe Zhukovsky – u kufizuan, duke ndërprerë fluturimin e 45 aeroplanëve për pasagjerë dhe dy aeroplanëve për mallra, shkruan albinfo.ch.

Zyrtarët rusë kanë paralajmëruar vazhdimisht se dronët ushtarakë që fluturojnë mbi Moskë, e cila së bashku me rajonin e saj përreth ka një popullsi prej afro 22 milionë banorësh, mund të shkaktojnë një fatkeqësi të madhe.