Të paktën pesë persona janë vrarë dhe 37 të tjerë janë plagosur në një sulm me raketa ruse në Chernihiv, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Ukrainës, shkruan albinfo.ch.
Sipas njoftimit, në mesin e të plagosurve janë 11 fëmijë, teksa një teatër dhe një universitet janë ndër ndërtesat e dëmtuara nga sulmi.
https://twitter.com/Gerashchenko_en/status/1692835099320971630
Guvernatori i qytetit verior njoftoi se qendra u godit nga një raketë balistike, ndërkohë këshilltari i ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko, publikoi pamje, të cilat pretendon se tregojnë momentin e sulmit me raketa në qendër të Chernihiv.
Chernihiv.#RussiaIsATerroristState pic.twitter.com/29ySLTv01q
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) August 19, 2023